Këngëtarja kosovare e cila jeton në Amerikë, Melinda Ademi, e ka publikuar këngën e saj të re, e cila vjen shumë më ndryshe nga projektet e kaluara.
“Mëkatare” titullohet kënga e cila vjen me muzikë nga BigBang dhe tekst të shkruar nga Melinda, reperi Gjiko dhe këngëtari Skerdi. Regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.
Kënga flet për një dashuri të humbur dhe ndryshe nga projektet e kaluara të saj, e vë në pah më mirë zërin e këngëtares. Por nuk mungon as një pjesë ku Melinda vjen duke bërë rep.
“Mëkatare” është publikuar në YouTube ku edhe është mirëpritur nga fansat e Melindës. Brenda 24 orëve të para të lansimit, ky videoprojekt i ka marrë më shumë se 500 milionë klikime.
Kjo është kënga e katërt e Melinda Ademit e lansuar për vitin 2020, dhe vjen pas këngëve “Nashta”, “X5” dhe “24 Bars”.