Lajme të mira për adhuruesit e këngëtares, Meghan Trainor. Ajo po rikthehet në muzikë me këngën e re, “Bad For Me”, të cilën e sjell në bashkëpunim me kantaurotin amerikan, Teddy Swims, raporton portali “Billboard”.
Trainor i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta zbuluar lajmin se projekti i saj i ri muzikor do të lansohet të premten (24 qershor). Publiku pati mundësi t’i dëgjojë disa copëza të vogla të këngës në TikTok, e cila siç duket flet për një lidhje dashurie toksike.
June 24th ? midnight @teddyswims pic.twitter.com/ZEnATCIbqy
— Meghan Trainor (@Meghan_Trainor) June 21, 2022
Në janar të vitit 2020, Meghan Trainor e publikoi albumin e fundit me titull, “Treat Myself”. Nga atëherë e ka publikuar edhe një album me muzikë të festave të fundvitit, “A Very Trainor Christmas”.
Ndërkaq, në fillim të vitit të kaluar, ylli i hitit “All About That Bass” dhe bashkëshorti i saj aktor, Daryl Sabara, u bënë prindër për herë të parë. Kjo bëri që Meghan të largohet për ca koha nga angazhimet muzikore dhe të fokusohet në jetën familjare.
