“American Riviera Orchard”

Meghan Markle me produktin e parë nga brendi i ri që ka krijuar

Meghan Markle me produktin e parë nga brendi i saj “American Riviera Orchard”

Meghan Markle me produktin e parë nga brendi i saj “American Riviera Orchard”

Ylli i  mirënjohur, dukesha e Sussexit, Meghan Markle, e cila së fundi ka krijuar brendin e stilit të jetesës “American Riviera Orchard”, ka lansuar produktin e parë, xhemin e dredhëzave.

Xhemin, dukesha ua ka dërguar si dhuratë shoqërisë dhe disa influencuesve të rrjeteve sociale, shkruan CNN.

Disa persona kanë bërë postime në llogaritë e tyre nëpër rrjete sociale, duke shfaqur dhuratën nga Meghani, përfshirë disenjatoren e rrobave Tracy Robbins si dhe argjentinasen e njohur Delfina Blaquier.

Robbins ka postuar dy fotografi të xhemit duke falënderuar dukeshën dhe duke i thënë se “xhemi është kaq i mirë sa nuk dua ta ndaj me askënd”.

Postimi i Tracy Robbinsit në Instagram

“Xhemi me dredhëza më bën të lumtur. Xhemi yt më pëlqen”, ka shkruar në postim Blaquier.

Deri më tani nuk janë treguar detaje të tjera të brendit të Meghanit pasi në uebfaqe ka pak fotografi e gjithashtu edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Instagram.

Thuhet se “American Riviera Orchard” do të përmbajë xhemë, gjalpë, enë, sofrabeze e libra recetash.