Ajo gjithashtu është gruaja e parë që ka mbërritur top tri pozita njëkohësisht në këngët më të mira të zhanrit country.
Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Teksasi, Beyonce, ka bërë histori me albumin e saj të fundit, respektivisht të parin në zhanrin e muzikës country. Ajo ka arritur të renditet në vendin e parë në top-listat prestigjioze të Billboardit për këtë zhanër.
Ylli u bë gruaja e parë me ngjyrë që udhëheq listën e më të mirëve, top listë kjo që ka filluar që nga janari i vitit 1964.
Me tri këngë nga albumi “Cowboy Carter” të renditura në tri pozitat e para, Beyonce është bërë artistja e parë që ka zënë përnjëherë këto tri pozita në histori të top-listës.
Albumi “Cowboy Cartet” që u lansua me 29 mars, është albumi që arriti të shitet 407 mijë herë brenda javës, pasi u publikua.