Ylli i muzikës, Sia, është martuar me të dashurin e saj Dan Bernad gjatë fundjavës. Lajmin e konfirmoi portali “Billboard”.
Sipas burimeve, vetëm katër mysafirë e ndoqën ceremoninë intime të martesës, e cila zuri vend në “Villa Olivetta”, një pronë private e disenjatorëve të njohur të modës, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, në Portofino të Italisë.
Përderisa nuk është e qartë se sa vjet është në lidhje çifti, Sia dhe Bernadi janë fotografuar së bashku në qilimin e kuq të shtruar për premierën e filmit “West Side Story” në dhjetor të vitit 2021. Këngëtarja australiane po ashtu ka postuar fotografi përkrahë të dashurit të saj në Instagram, në tetor të kaluar.
Kantautorja në të kaluarën ka qenë e martuar me regjisorin, Erik Anders Lang. dyshja e lajmëroi fejesën në qershor të 2014-s dhe u martuan dy muaj më vonë në shtëpinë e saj në Palm Springs dhe Kalifornisë. Por, martesa nuk zgjati shumë pasi dy vjet më vonë, ajo bëri kërkesë për shkurorëzim.
Sia nuk ka lansuar album të incizuar në studio nga ai i vitit 2016, “This Is Acting”, por kjo nuk e ka mbajtur larg toplistave muzikore “Billboard”. Vitin e kaluar, kënga e saj e vitit 2016, “Unstoppable”, u rikthye në jetë falë aplikacionit TikTok dhe kështu arriti të bëhet pjesë e toplistave “Adult Pop Airplay” dhe “Adult Contemporary”, gjashtë vjet pas publikimit në tregun muzikor.
{gallery}