Hollywood

Martin Scorsese në bisedime për të drejtuar filmin biografik për Frank Sinatran

Martin Scorsese dhe Frank Sinatra

Martin Scorsese dhe Frank Sinatra

Të përfshirë në projekt janë yjet Leonardo Dicaprio dhe Jennifer Lawrence

Regjisori i mirënjohur, Martin Scorsese, do ta drejtojë filmin biografik për legjendën e muzikës, Frank Sinatra, raporton Variety.

Një burim i afërt me regjisorin, ka thënë se ai për portretizimin e Sinatras, do të punojë me bashkëpunëtorin e tij të kamotshëm, aktorin e mirënjohur të Hollywoodit, Leonardo DiCaporio.

Aktorja e famshme Jennifer Lawrence do të marrë rolin e yllit televiziv, Ava Gardner, e cila ishte gruaja e dyte e Sinatras, me të cilën u martua pasi ajo e ndau  nga gruaja e parë Nancy Barbato, e cila është nëna e bijës së Frankut, Tina.

Tina Sinatra, e cila është përfaqësuese ligjore e të drejtave autoriale të Sinatras, ende nuk e ka aprovuar krijimin e këtij filmi.

Ky projekt ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive producente dhe transmetuese.

Interesim për bashkëpunim ka shfaqur Kompania “Apple” e cila ishte producente e filmit paraprak të Scorsesit, “Killers Of The Flower Moon”, por filmi i ri për Sintaran si duket do të prodhohet nga kompania “Sony”.