Showbiz

Mariah Carey pas takimit me Rihannan në koncert: S’mund të quhem më “diva”

Mariah Carey dhe Rihanna

Mariah Carey dhe Rihanna

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey, ka thënë se nuk mund të quhet “diva” pasi u rikthye te turma për ta përshëndetur Rihannan në një koncert në Brooklyn për nder të festës së Krishtlindjes.   

Pasi shkoi te turma e fansave për t’i përshëndetur ajo u rikthye në skenë, ndërkohë që ekipi i saj e lajmërojë se këngëtarja Rihanna, e cila po ashtu ndodhej në turmë, kërkoi ta përshëndeste.

Meqë ju desh të rikthej te turma, ndërkohë që po zbriste shkallët e skenës, Carey i ka thënë ekipit të saj, “tash s’do të mund të quhem më një ‘divë’”.

Në një intervistë për revistën PEOPLE, Carey, e njohur si “Mbretëresha e Krishtlindjes”, ka folur rreth një momenti të këndshëm nga koncerti i saj i fundit i turneut “Christmas Time” dhe ka folur për planet e saj për koncertet e Krishtlindjes në të ardhmen.

“Ndërkohë që po zbrisja nga shkallët thash se ‘s’do të mund të më quani më ‘diva’’. Ishte moment i këndshëm. Më patën thënë se Rihanna do të vinte në koncert por nuk e kam pritur se do të qëndrojë në mes të turmës”, ka thënë Carey.

Më 17 dhjetor, Carey ka përfunduar turneun e saj të Krishtlindjes me audiencë të mbushur plot yje, përfshirë këngëtaren Rihanna. 

Gjatë performancës së këngës “Always Be My Baby”, Carey u largua nga skena për të bashkëbiseduar me fansat dhe për të bërë fotografi.

Por, kur po kthehej përsëri në skenë, një roje sigurie i foli dhe ajo zbriti sërish në turmën e publikut.
“Nuk mund të më quani ‘diva’ më, sepse unë po zbres shkallët”, ka thënë Carey.

Këngëtarja u kthye në turmën e fansave për ta takuar Rihannan, e cila ishte aty për të shijuar shfaqjen. Të dyja patën një moment të këndshëm, ku Carey e nënshkroi fanellën e Rihannas, ndërkohë që ajo ia mori mikrofonin Careyt për t’i treguar publikut se çfarë është duke ndodhur.

Edhe pse është e njohur për këngët e saj ikonike të Krishtlindjes, Carey ka thënë se nuk është ende e lodhur nga këngët festive.

“Jam në Aspen, dhe tani po luhet kënga ‘Oh, Santa’ përmes altoparlantëve, dhe po mendoj se duket se nuk jam e lodhur ende nga kjo” ka thënë ajo. 
Ajo gjithashtu shprehu dëshirën për të kënduar edhe disa këngë të tjera të Krishtlindjes, duke përfshirë “një këngë të ngadaltë”.

Kur u pyet për koncertet e saj të ardhshme të Krishtlindjes, Carey konfirmoi se ka në plan t’i vazhdojë, por ndoshta do të bëjë disa ndryshime në orar.

“Do të jetë diçka që do ta bëj gjithmonë. Thjesht duhet ta planifikoj ndryshe, sepse këtë vit u sëmura nga që isha shumë gjatë në turne”, ka thënë ajo, duke përmendur se kishte anuluar tre shfaqje për shkak të gripit.

Gjithashtu, Carey ka folur për mundësinë e publikimit të albumit të saj të humbur, të cilin e pati lansuar në vitin 2022.

“Njerëzit kanë pyetur për të dhe është diçka që e dua shumë. Dhe ndoshta do ta shohim në 2025, ndoshta pak më vonë se kaq”, ka thënë ndër të tjera ylli.