Showbiz

Margot Robbie vishet përsëri si kukulla “Barbie”

Aktorja e Hollywoodit, Margot Robbie, sërish është veshur si kukulla “Barbie”, raportoi ENews.

Ndërsa merrte pjesë në ngjarjen “Gotham Awards 2023” në New York më 27 nëntor, Margot mahniti të pranishmit me një fustan të zi nga brendi “Prada”, mbi të cilin kishte veshur një pelerinë me material të zi të tejdukshëm dhe e cila kishte një fjongo të madhe që lidhej përpara.

33-vjeçarja stolisi veshjen me një çantë dore ngjyrë ari metalike, doreza të zeza me material llaku dhe sandale të zeza me taka, që janë stil tipik i kukullës “Barbie”.

Aktorja i kishte kapur flokët në stilin “bisht kali” sikur versioni origjinal i “Barbies” që u prodhua në vitin 1964 nga brendi i lodrave Mattel.

Image

Që të arrihet një dukje si e kukullës nuk është gjithmonë e domosdoshme veshja me ngjyrë rozë.

“Gjëja kryesore është të luash me ngjyra. Nuk duhet të vishesh rozë, por të kesh një qasje të guximshme ndaj ngjyrës. Dhe veshja duhet të jetë në tërësi në atë ngjyrë, në mënyrë që të jesh plotësisht ‘me stil’. Kjo mënyrë e veshjes do t'ju japë gjithmonë një ndjenjë Barbie”, pati thënë Jacqueline Durran, kostumografja e filmit “Barbie”.

Ajo pati treguar se për të veshur një “barbie” në film, ka ndjekur një lloj ”rregulli” që e mori nga vet kukulla, pasi ajo gjithmonë është në veshje të përshtatshme për çdo ngjarje.

Jacqueline kishte thënë se ajo bëri të njëjtën gjë kur po përgatiste gardërobën për filmin.

“Një nga rregullat që bëmë, ishte fakti se ajo është gjithmonë e veshur në mënyrë të përsosur për çdo gjë që po bën”, ka thënë ajo për kukullën “Barbie”.