Aktorja e njohur, Margot Robbie, ka treguar se për filmimin e një skene të caktuar në filmin e njohur “Wolf of Wall Street” pati vendosur të jetë krejtësisht e zhveshur në mënyrë që skena të dilte sa më origjinale.
32 vjeçja, e cila në këtë film të regjisorit Martin Scorsese luajti rolin e Nomi Lagaplias, ka treguar se regjisori i kishte thënë se “mund të vishesh me ndonjë banjore nëse nuk ndihesh rehat”.
Por ajo ka thënë se në atë skenë, Nomi nuk do të dilte me banjore, por krejtësisht e zhveshur.

“Ajo duhej të dilte komplet e zhveshur dhe kjo është karta që duhej ta luaja”, ka thënë ajo në “Talking Pictures Podcast”, ka raportuar Female First.
Aktorja e filmit “Barbie” gjithashtu duhej ta puthte aktorin Leonardo Di Caprio gjatë audicionit, por në vend të puthjes ajo i dha një flakaresh.
“Mendova me vete ‘tash do ta puth Leonardo Di Caprion dhe do të jetë e mrekullueshme. Mezi po pres të ju tregoj të gjitha shoqeve’. Dhe pastaj thash ‘jo’ dhe vetëm ia dhashë shpullë. Pas kësaj mbretëroi një qetësi që zgjati rreth 3 sekonda”, ka shpjeguar Robbie.
Ajo tutja ka treguar se pas kësaj ngjarje u brengos se do të mund të përfundonte në burg, por DiCaprio dhe Scorsese filluan të qeshnin shumë.
“Ata nuk mund të ndaleshin se qeshuri dhe thanë ‘kjo ishte e mirë”, ka thënë ylli.