Showbiz

Madonna publikon video pa grim, tronditen fansat

Këngëtarja e njohur Madonna tronditi sërish fansat, por këtë herë nuk bëhet fjalë për efektet dhe sasinë e madhe të grimit, por për pamjen e fytyrës pa grim.

Madonna shpesh akuzohet se ka përdorur efekte në foto dhe video që e bëjnë atë të duket e panjohur. Këtë herë ajo ka vendosur t'u tregojë të gjithëve se si duket pa asgjë në fytyrë.

Ajo ka postuar një video në TikTok, ku në fillim ishte pa grim. Edhe pse mendonte se do të dukej më natyrale, ndjekësit nuk u emocionuan me pamjen e saj.

“Pse njerëzit nuk mund të pranojnë që plakja është e pashmangshme”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është kaq e trishtueshme, pse ata nuk mund të plaken me hijeshi dhe të dinë se kur i ka mbaruar koha”.

Këngëtarja muajt e fundit ka befasuar me fytyrën e saj pasi sipas publikut në çdo video duket krejtësisht ndryshe.

@madonna

♬ original sound - Christinamarie James