Madonna thuhet se po planifikon fshehurazi një turne të 40-vjetorit të hiteve të saj më të mëdha.
Këngëtarja 64-vjeçare do t’u rikthehet këngëve të saj më të shitura dhe është e ngazëllyer që do t'ia prezantojë katalogun e saj brezit të ri të fansave me shfaqjet, të cilat thuhet se do të mbahen edhe në O2 Arena të Londrës.
Një burim i ka thënë gazetës “The Sun” se Madonna po provon diçka krejtësisht të re, për t’u ofruar si fansave të vjetër, ashtu edhe atyre të rinj, atë që duan.
“Ajo dëshiron të përfitojë nga këngët si ‘Frozen’ dhe ‘Material Girl’ që shfaqen në TikTok dhe të prezantojë katalogun e saj të pasmë në një brez krejtësisht të ri. Më parë ajo ka dashur gjithmonë të jetë përballë përpara dhe të përqendrohet në çdo album të ri që po publikon. Por tani, në mesin e të gjashtëdhjetave, ajo po kthehet në bazat dhe po rishpik sërish veten”, ka thënë burimi.
Turneu i saj i fundit ‘Madame X’ ishte në teatro të vegjël, por ky i riu prite të zhvillohet në stadiume.
Sipas gazetës, krijuesja e hitit "Material Girl" ka mbajtur tashmë një sërë takimesh me regjisorin amerikan Jamie King, 51 vjeç, rreth ideve për turneun.
Madonna e cila për herë të parë hyri në Billboard Hot 100 të SHBA-së me këngën “Holiday” të vitit 1983 – pranoi verën e kaluar se mezi po priste t’u rikthehej turneve.
Gushtin e kaluar, Madonna u bë artistja e parë femër që fitoi në Billboard 200, 10 albumet më të mira në çdo dekadë që nga vitet 1980.