Madonna u desh të dërgohej me urgjencë në spital dhe të intubohej pasi nuk po reagonte, ndërkohë menaxheri i yllit konfirmoi se ajo po vuante nga një 'infeksion serioz bakterial' që kërkonte një qëndrim disaditor në ICU.
Gjendja shëndetësore e yllit të muzikës pop e cila është 64-vjeçare u bë publike nga menaxheri i saj, Guy O’Seary, i cili tha në Instagram se Madonna është detyruar të shtyjë turneun e saj të 40-vjetorit si rezultat i vështirësive shëndetësore.
O'Seary këmbënguli në postimin e tij se këngëtarja dhe nëna e gjashtë fëmijëve “pritet të shërohet plotësisht” dhe se “shëndeti i saj po përmirësohet”, por shtoi se ajo është “ende nën kujdesin mjekësor”.
Sipas Page Six, të shtunën u “intubua brenda natës”.
Publikimi shtoi se vajza e madhe e Madonnas, Lourdes Leon, 26 vjeç, qëndroi pranë saj gjatë gjithë shtrimit në spital.
Edhe pse O'Seary nuk ndau specifikat e trajtimit të Madonës, apo kushtet e shtrimit të saj në spital, ai konfirmoi se ajo u dërgua në ICU të shtunën dhe se ajo u diagnostikua me një infeksion bakterial.