Hollywood

Lucien Laviscount e quan Shakiran “gruaja më e bukur në botë”

Lucien dhe Shakira

Lucien dhe Shakira

Aktori i njohur nga seriali “Emily In Paris”, Lucien Laviscount, ka thënë se këngëtarja e famshme me prejardhje latine, Shakira, është më e bukura në botë.

Është raportuar se aktori, përgjatë muajve të fundit, ka filluar një lidhje romantike me këngëtaren.

“Shakira ëshë një ndër artistët më të mirë në planet. Dedikimi që ka mbi punën që bën dhe dashura që ka për jetën është me të vërtetë inspiruese. Ajo është një ndër personat më të bukur dhe më punëtorë që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Lucien për USWeekly.

Ai ka kujtuar kohën kur dikush i telefonoi për tu bërë pjesë e videoklipit të këngës së saj “Punteria”.

“Po filmoja skenat e ‘Emily in Paris’ gjatë asaj kohe por ia dola të bëja ndryshime në disa data dhe menjëherë hipa në aeroplan për në Miami”, ka thënë aktori ndërkohë që lavdëroi qytetin duke thënë se i ka pëlqyer që ku ishte fëmijë.