Artistët shqiptarë, Luana Vjollca dhe Lumi B, kanë publikuar projektin e tyre të fundit të enjten.
“Atë Natë” titullohet kënga që i bëri bashkë dyshen në duet.
Kënga është produkt i “SBS Entertainment”, ndërsa teksti është shkruar nga vetë artistët dhe Ada Satka.
Videoja është realizuar nga “Fullmoon Production”, ndërsa në muzikë kanë punuar Ada Satka bashkë me Lumi B-në.
Kënga ka filluar të klikohet në Youtube. Për më pak se një orë ka marrë rreth 4,000 shikime.