Këngëtarja e njohur shqiptare, Loredana, ka shikuar për së afërmi ndeshjen mes ekipeve Borussia Dortmund dhe PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ajo ishte aty për të bërë tifo për të dashurin e saj, futbollistin Karim Adeyemi, i cili luan për ekipin e Dortmundit.
Loredana ka postuar në InstaStory një fotografi të stadiumit ku është zhvilluar ndeshja të mërkurën në mbrëmje.
Në fotografi shihet stadiumi “Signal Iduna Park” nga lartësia, derisa e ka shoqëruar me dy zemra të cilat simbolizojnë ngjyrat e ekipit.
Në ndeshjen e së mërkurës Dortumndi fitoi ndaj PSG-së me rezultat 1:0, ndërkaq ndeshja e kthimit do të luhet të martën në kryeqytetin francez.
Loredana ishte në lidhje me reperin kosovar Mozzik me të cilin ka një vajzë të quajtur Hana.
