Showbiz

Lizzo: Nuk hoqa dorë nga muzika, hoqa dorë nga ‘energjia negative’

Lizzo

Lizzo

Këngëtarja e mirënjohur Lizzo, ka sqaruar se nuk hoqi dorë nga muzika por vetëm  nga “energjia negative”, shkruan BBC.

Fituesja e çmimit Grammy, javën e kaluar ka shkruar në instagram se “po heq dorë”, duke thënë se i është bërë i tepërt linçimi që i është bërë online për pamjen dhe karakterin që ka.

“Kur them ‘heq dorë’ dua të them se nuk dua t’i kushtoj më vëmendje energjisë negative”, ka thënë Lizzo në një video të re që postoi.

Ylli ka ndërtuar reputacion pasi pati qëndrime pozitive për format trupore, por është akuzuar nga valltarët e saj se ajo i ka ngacmuar për shkak të peshës së tepërt.

Ndërkohë këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Melissa Viviane Jefferson, i ka mohuar të gjitha akuzat në paditë që janë ngritur ndaj saj nga ish-valltarët që e akuzonin edhe për ngacmim seksual e për krijim të një ambienti toksik në vendin e punës.