Showbiz

Lizzo flet për pretendimet se ka përdorur Ozempic për humbje peshe

lizzo

Lizzo

Këngëtarja, Lizzo, ka folur për pretendimet e disa përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët kanë thënë se ajo ka transformuar trupin duke përdorur Ozempic (ilaçe të diabetit) për humbje peshe apo edhe lëndë narkotike, pasi kishte publikuar një video ku shihet transformimi i peshës së saj.

“Kur mer komente se po përdor Ozempik, ndërkohë që ke pesë muaj që ushtron për humbje peshe dhe numëron kaloritë që konsumon”, ka shkruar Lizzo pasi publikoi një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Billboard.

Videoja që e publikoi ylli, përfshinte “screenshots” të komenteve negative që bëri një nga ndjekësit e saj ku thuhej “a përdori Ozempic apo lëndë narkotike?”, gjë e shtyu këngëtaren ta pyeste se pse po e ndiqte në rrjete sociale.

Ditë më parë, fituesja e çmimit Grammy, ka ndarë në rrjete sociale disa video të shkurta ku shihet duke ushtruar në palestër, ku përfshiheshin edhe fotografi ku ajo shihet para dhe pas humbjes se peshës.

Lizzo gjithashtu ka ndarë edhe disa përditësime rreth muzikës së saj duke thënë se është duke realizuar një album të ri bashkë me disa fotografi ku shihet duke incizuar këngë në studio.

Para se të fillonte stina e verës, ylli pati ndarë edhe përditësime rreth shëndetin mendor pasi disa punonjës të ekipit të saj e kishin akuzuar për ngacmim e nënçmim. Lizzo, pretendimet i pati quajtur të rreme.

“Tani po ndihem më mirë se sa isha 10 muaj më parë. Gjëja e çuditshme rreth depresionit është se nuk e di që ke qenë në depresion derisa të dalësh nga ai. Definitivisht nuk jam më aq e shkujdesur sa kam qenë, por reja e zezë që më ndiqte çdo ditë, më në fund ka filluar të largohet. Buzëqeshja ka arritur deri te sytë e mi dhe kjo gjë është triumf për mua”, pati thënë 36 vjeçja.