Lizzo ka bërë histori duke u bërë personi i parë që luajti një flaut kristali 200-vjeçar të vjetër, gjatë koncertit të saj në Washington DC, të martën.
Flauti dikur ishte në pronësi të ish-presidentit amerikan, James Madison, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Këngëtares amerikane iu dha leja nga Biblioteka e Kongresit për të luajtur me instrumentin, i cili mbërriti në skenë me një shoqërim policie.
Duke e inspektuar flautin ajo tha: "Është si të luash nga një gotë vere".
Ylli më pas luajti disa nota, ndërsa njëkohësisht tundte pjesën e poshtme të trupit.
"Sapo bëra twerk dhe luajta flautin e James Madison nga vitet 1800!”, tha ajo, pasi ia dorëzoi atë një përfaqësuesi, i cili e vendosi përsëri në kasë.
Fituesja e Grammy-t, Lizzo është aktualisht në turne në SHBA në mbështetje të albumit të saj të katërt, Special, i cili përmban hitin e TikTokut, “About Damn Time”.
James Madison, presidenti i katërt i Amerikës, nga viti 1809 deri në 1817 dha një kontribut të madh në ratifikimin e Kushtetutës duke shkruar Dokumentet Federaliste, së bashku me Alexander Hamilton dhe John Jay. Në vitet e mëvonshme, ai u njoh si Babai i Kushtetutës.