Lindsay Lohan është “akoma e impresionuar” nga mëmësia dhe mezi pret të shohë se çfarë do të sjellë dita tjetër.
Aktorja 38-vjeçare e ka lindur Luainin në korrik të vitit 2023. Ajo ka shpjeguar se çdo ditë është akoma një “moment historik” për të dhe ajo mezi pret të zbulojë se çfarë e pret e ardhmja.
“Mendoj se secila ditë është moment historik. Çdo ditë mahnitem dhe jam e emocionuar”, ka thënë ajo për revistën “People”.
Ylli i “Freakier Friday”, që është e martuar me Bader Shammasin, gjithashtu ka vënë në dukje se është e lumtur “ta shohë jetën” përmes syve të djalit të saj dhe e ka përshkruar atë si “tufë të gëzimit”.
“Ai është kaq i çiltër dhe kaq i lumtur, vetëm ta shohësh jetën nga sytë e tij, çdo ditë. Ai është tufë gëzimi. Nuk mund të mendoj asgjë tjetër përveç tij!”
Aktorja e “Mean Girls” ka thënë së fundmi se si të qenit nënë ia ka ndryshuar edhe mënyrën se si ajo i është qasur karrierës së saj.
“Dua të bëj gjëra që mund t’i shohë djali im. Por gjithashtu të bëj gjëra që më inspirojnë mua”, ka thënë Lohan për ”E! News”. “Është si proces mësimor - unë jam duke vepruar ndryshe. Për ta kuptuar se çfarë dua të bëj dhe si dua ta bëj”.
Pavarësisht kësaj, Lindsay ende po përshtatet me realitetin e saj të ri. Për momentin, Lindsay dhe djali i saj shkojnë kudo së bashku.