Showbiz

Lilly Collins e ëndërron “Emilyn” në Londër

Lily Collins

Lily Collins

Aktorja 35-vjeçare Lilly Collins e cila në serialin e shumëpërfolur “Emily In Paris” luan rolin e Emily Cooperit, menaxhere marketingu nga Amerika, imagjinon se personazhi i saj do të eksploronte vende të njohura në Londër.

“Ajo definitivisht do të shkonte në Portobello Road apo do të blinte antikitete, sigurisht do ta vizitonte Big Benin dhe dyqanin e lodrave Hamleys”, ka thënë Lily Colins, shkruan BBC.

Ajo ka thënë me humor se Emily do të përpiqej t’i bënte të qeshnin rojet e pallatit “Buckingham” ani pse ndoshta nuk do të kishte sukses.

Lily, e cila është lindur në Angli por është rritur në Los Angeles, ka shijuar kohën e saj në Londër, sidomos tani që po përgatitet për debutimin e saj në projektin filmik “West End”.

Ajo ka thënë se në Londër po ndihet si në shtëpi, sidomos kur udhëton në autobusët me dy kate dhe shikon pamjet e rrugëve.

Ndërkohë, seriali “Emily in Paris” po bëhet gati për sezonin e pestë, por ende nuk është konfirmuar vendi i xhirimeve. 

Lucas Bravo, i cili luan rolin e Gabrielit, ka shprehur dyshime nëse do të kthehet për sezonin e ardhshëm. Ai e ndien veten te distancuar nga personazhi i tij, duke u shqetësuar për mënyrën si kanë rrjedhur gjërat në sezonet e fundit. Aktori ka thënë se kjo gjë po e bën më të vështirë për të të luajë rolin sepse ndien se është larguar shumë nga karakteri me të cilin kishte lidhje fillimisht.