Showbiz

Liam Neeson pensionohet nga filmat aksion

Liam Neeson

Liam Neeson

Aktori i njohur, Liam Neeson, ka thënë se do të pensionohet nga filmat aksion.

72 vjeçi, i cili e ka filluar karrierën në skenën e teatrit Belfast, ka konfirmuar se po largohet nga aktrimi pas një karriere të bujshme me role në filma e njohur si “Taken”, “Star Wars” dhe “The Grey”. 

Ai ka pranuar se fiziku i është dobësuar duke thënë se është koha që të tërhiqet nga aktrimi nëpër filma aksion ku shpesh i duhet të bëjë akrobacione.

“Jam 72 vjeç, duhet të ndalojë në ndonjë fazë të caktuar. Nuk mund ta mashtrosh audiencën. Nuk dua që Mark (dubleri i tij akrobat Mark Vanselow) të luftojë nëpër skena të ndryshme për mua”, ka thënë Neeson për revistën People.

Skena nga filmi "Taken" (2008)

Filmi “Taken” kishte bërë bujë kur u lansua në janar të vitit 2009. Aty, Neeson që luan në rolin e Bryan Millsit, përballet me bandat shqiptare me rrënjë nga Tropoja, të cilët i rrëmbejnë vajzën në Paris. Në këtë film kanë luajtur edhe dy aktorët shqiptarë Arben Bajraktaraj dhe Luran Ahmeti.

Ndërkohë që nuk ka cekur datën e saktë kur do të luajë filmin e fundit, aktori ka bërë të ditur se pensionimi mund të ndodhë në vitin 2025.

“Ndoshta rreth fundit të vitit të ardhshëm. Mendoj se deri aty mjafton”, ka shtuar ai.

Filmi i tij i radhës, “Absolution”, i cili do të lansohet më 1 nëntor, paraqet një gangster në moshë, i cili mundohet të rindërtojë lidhjen me fëmijët e tij dhe të pranojë gabimet që ka bërë.

Neeson së fundmi ka mbaruar xhirimet e rizhvillimit të komedisë “The Naked Gun”.

Ylli u bë i famshëm në vitin 1978 pasi luajti në filmin “Pilgrim’s Progress” dhe karriera e tij u bë edhe më e bujshme pasi luajti në filmin “Schindler’s List”, performancë kjo që i siguroi nominim për çmimin “aktori më i mirë” në ceremoninë e çmimeve “Oscar”, kur ishte 41-vjeçar.

Në vitin 1999 ai luajti në “Star Wars”, pas së cilit karriera e tij mori një kthesë kah filmat aksion, duke marrë role nëpër filma si “Bartman Begins” dhe “Taken”, rol ky që e vendosi në një epokë të re të karrierës duke vulosur reputacionin e tij si aktor i filmave aksion.

Pas filmit “Schinder’s List” ai u njoftua me gruan e tij, Natasha Richardson, me të cilën u martua në vititn 1994 dhe ishin bashkë derisa ajo vdiq në moshën 45 vjeçe në vitin 2009.

Natasha Richardson dhe Liam Neeson

Neeson, për revistën Rolling Stone, pati treguar se gruaja e tij i ka thënë se nëse do të merrte rol në filmat 007, nuk do të martoheshin.

“’Liam, dua të të tregoj diçka: Nëse e luan James Bondin, nuk do të martohemi’. Më ka dhënë një ultimatum prej James Bondi dhe e kishte përnjëmend. E dimë që ka vajza shumë të bukura nëpër të gjithë botën që hyjnë e dalin nga shtrati. Jam i sigurt që ky vendim i saj ishte i bazuar në këtë fakt”, pati thënë aktori.

Në fund roli iu dha aktorit Pierce Brosnan, i cili debutoi si 007-shi në filmin “Goldeneye” në vitin 1995.