Aktori i njohur, Leonardi Dicaprio, ka festuar ditëlindjen e tij të 50-të me një festë private, në të cilën ishin të pranishëm shumë personalitete të famshme.
Mysafirë të DiCaprios ishin regjisori i mirënjohur Steven Spielberg dhe gruaja e tij, Kate Capshaw, kolegu i tij nga filmi “Killers of the Flower Moon”, aktori Robert De Niro, aktori Brad Pitt, i cili arriti herët ne festë bashkë me të dashurën e tij, Ines De Ramon, ka shkruar PageSix.

E ftuar në këtë festë ishte edhe ylli i mirënjohur televiziv, Paris Hilton. Të tjerë të ftuar ishin kompozitori Dr.Dre, aktori Jamie Fozz, këngëtarja Katy Perry dhe bashkëshorti i saj, aktori Orlando Bloom, Robin Thicke dhe ylli i filmave “Marvel”, Mark Ruffalo.

I pranishëm ishte edhe babai i ylli të filmit “Titanic”, George DiCaprio bashkë me gruan e tij Peggy, e cila është njerka e yllit tashmë 50 vjeç. Nëna e tij, Irmelin DiCaprio, ishte gjithashtu prezent, bashkë më burrin e saj David Ward.

E dashura e 50 vjeçit, modelja Vittoria Ceretti, ishte po ashtu pranë tij, si dhe shoku i tij i ngushtë, Tobey Maguire.
Të tjerë të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe modelja Cara Delevigne, aktori Damson Idris, ylli Benicio Del Toro, disenjatorja e stolive, Jennifer Mayer, dhe bashkëpunëtori i tij nga filmi “The Revenant”, Edward Norton.





Më 11 nëntor, është ditëlindja e vërtetë e aktorit, ndërkohë që festën e organizoi një ditë më parë.