Showbiz

Lenny Kravitz ndalon performancën për t’ju përgjigjur thirrjes së aktorit të famshëm

Lenny Kravitz

Lenny Kravitz

Këngëtari i njohur amerikan, Lenny Kravits, gjatë fundjavës ka ndaluar performancën në një nga koncertet e tij në mënyrë që të pranonte një thirrje nga aktori Denzel Washington.

“Kur të thërret vëllai e je në mes të koncertit”, ka shkruar Kravitz në një postim në rrjetin social Instagram.

Në video shihet 60-vjeçi që u thotë adhuruesve të pranishëm: “Më vjen keq, vëllai i madh më thirri në telefon për të më përshëndetur”.

Ai vazhdoi të ecte nëpër skenë ndërkohë që mbante telefonin në dorë dhe i tregoi publikut se në linjën telefonike ishte Denzel Washington.

Më pas ai u afrua te kameramani për ta fokusuar telefonin në mënyrë që publiku ta shihte thirrjen nga aktori i cili ju qeshi përmes ekranit.

“Në rregull vëlla, të dua, të thërras më vonë”, i ka thënë Lenny Denzelit.

Kur Lenny mori yllin në bulevardin e famës në Hollywood, në muajin mars, shoku i tij i ngushtë, Denzel, doli të mbante fjalim në të cilin tha se Lennyn e konsideron më shumë se shok e më shumë se vëlla.

“Ne jemi binjakë, thjesht nuk ngjasojmë. Zoti e ka bekuar me talent të madh, por edhe më shumë me zemër të madhe”, pati thënë aktori.