Ledri Vula ka publikuar një këngë të re të mërkurën.
“Oj oj oj” e ka titulluar këngën e re e cila ka grumbulluar afër 15 mijë klikime në kanalin e tij në Youtube për një orë.
Kënga është realizuar edhe me videoklip, nga Adea Kelmendi.
Ndërkohë, në të njëjtën koha këngëtarët Alban Skenderaj dhe Miriam Cani kanë publikuar po ashtu këngë të re, me titull “Jeta ime”.
Teksti është shkruar nga Skenderaj, me producent Elgit Doda.
Kënga e çiftit ka marrë mbi 17 mijë klikime për një orë.