Këngëtarja me famë botërore, Kylie Minogue, ka thënë se po i mungon gjithçka nga vitet e ’90-ta.
56 vjeçja, e cila ka pasur sukses të madh në karrierë përgjatë vitit 1980, ka pranuar se do të kishte shumë dëshirë të përjetonte kulturën e atyre viteve, sidomos pa presionin e rrjeteve sociale.
“Më mungon gjithçka nga vitet e ‘90-ta. Nuk kishte telefona, muzika ‘dance’, shkuarja nëpër diskoteka, shkuarja nëpër shfaqje mode, shkuarja në markete...”, ka thënë Minogue për gazetën The Times.
Ajo ka cekur se atëherë nuk humbte kohë nëpër rrjete sociale apo duke u marrë me probleme të të rriturve prandaj i mungon shumëçka nga ajo kohë.
“Në përgjithësi më mungon liria që e kisha atëherë”, ka thënë këngëtarja.
Legjenda e hitit “Spinning Round” ka cekur se po të kishte mundësi do ta këshillonte veten në moshë të re që të kënaqej më shumë.
“Do t’i thosha vetes ‘kënaqu, ka shumëçka që të pret në të ardhmen, do të ketë shumë pengesa dhe nëse nuk do të mund të kalosh përmes tyre, do ta gjesh rrugën të kalosh mbi to apo nën to. Do ta gjesh mënyrën’”, ka thënë ndër të tjera Minogue.
Në vitin 2023, ylli është ndarë nga i dashuri i saj Paul Solomons pas 5 vjetësh bashkë dhe që nga atëherë ajo arriti sukses të madh me albumin e ri “Tension” ndërkohë që pati cekur se pasi është beqare, po ndihet më e lumtur se kurrë më parë.
“Nuk kam asnjë njeri të rëndësishëm në jetën time dhe jam e lumtur. Ndihem sikur ky është fati im tash”, pati thënë Minogue për The Sun duke shtuar se pavarësisht kësaj, ajo është e hapur për dashuri.