Këngëtarja me famë botërore, Kylie Minogue, ka theksuar se dëshiron të ju thotë të gjitha grave se nuk duhet të mundohen gjithnjë të jenë perfekt.
“Ekziston vetëm një ‘ti’. Ende nuk e kam bërë një këngë për këtë gjë, por do të më pëlqente ta bëja. Në çdo të djeshme e çdo të nesërme është vetëm një ‘ti’. Ne gjithmonë jemi duke u munduar ta përmirësojmë veten apo të gjykojmë veten. Dua të them që të jesh më e mira ‘ti’ që mund të jesh dhe nuk ke nevojë që të jesh më e mira çdo herë, vetëm ji vetja në të gjitha sferat e jetës”, ka thënë Minogue për revistën People.
Këngëtarja të enjten u shpall “ikonë” në ceremoninë e “Billboard” për rangim të artistëve dhe vlerësimin e punës së tyre. Ajo ka thënë se ndjehet shumë e nderuar ta çojë titullin në shtëpi duke e quajtur atë “një ëndërr”.
Ajo vazhdoi duke thënë se po e shijon këtë rrugëtim dhe se një pjesë e suksesit të saj vjen nga rrjeti social TikTok, pasi këngët e saj u bënë disa nga meloditë më virale të këtij aplikacioni.
Së fundmi brendi i famshëm i lodrave “Mattel”, ka krijuar një kukull “Barbie” me fytyrën e Minogue, bashkë me disa figura të tjera të shquara publike si aktorja Hellen Mirren, për nderë të Ditës Ndërkombëtarë të Gruas, 8 Marsin, si dhe jubileun e 65-të të krijimit të “Barbies”.