Ylli televiziv, Kylie Jenner, ishte një tjetër figurë që të tërhoqi vëmendje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, por vetëm brenda sallës së Beverly Hilltonit, pasi ajo nuk ishte e pranishme në tepihun e kuq.
Page Six ka shkruar se në këtë ceremoni ajo ka shkuar për ta mbështetur të dashurin e saj, aktorin, Timothée Chalamet.
Ani pse ata nuk u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, Jenner ishte ulur pranë tij gjatë ceremonisë dhe shkëlqente në një fustan me sedefe metalike, nga koleksioni i pranverës së vitit 1999 i brendit “Versace”.

Fustani, që ishte i hapur mbrapa dhe që mbështillte trupin e Jennerit, ishte kompletuar me bizhuteri të shtrenjta: 35 karatë diamante në vath, një stoli më të vogël prej 4 karatësh dhe tri unazash që përbënin gjithsej 35 karatë, të gjitha nga disenjatorja e njohur e stolive Lorraine Schwartz.

Përveç Timothée Chalamet, ajo po pozonte gjithashtu për fotografi me disa yje të tjerë, si aktoret Elle Fanning dhe Monica Barbaro, të cilat janë kolege të Chalametit.
Jenner ka qenë mbështetje e vazhdueshme për të dashurin e saj, i cili ishte nominuar për aktorin më të mirë në dramë për rolin në filmin “A Complete Unknown”.

“Ndihem shumë mirë që ndodhem në një dhomë me kaq shumë dashuri dhe kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë Chalamet për Entertainment Tonight.
Ky ishte viti i dytë që çifti shfaqet bashkë në Golden Globes. Vitin e kaluar ata morën vëmendjen me veshjet e tyre të zeza.