Përditësim - Pak pasi ylli muzikor Dafina Zeqiri ndezi rrjetin me një fotografi që ngjante në fejesë, është mësuar se ajo është kurorëzuar me të dashurin Kreshnik Gjergji.
Lajmi u bë i ditur nga një publikim i saj në rrjetin social Instagram mbrëmjen e së premtes.
Aty shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që ka kurorëzuar çiftin.

Fejohet Dafina Zeqiri?
Këngëtarja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri, si duket sonte po feston fejesën e saj.
Me një fotografi të postuar në Instastorie, ajo ka lënë të kuptohet se është fejuar me partnerin, Kreshnik Gjergji.

35-vjeçarja ka publikuar një fotografi në të cilën shihen duart me unaza fejese.
Se për të do të jetë ditë e veçantë, pati paralajmëruar vetë Dafina më herët gjatë ditës në Instagram.

Muaj më parë ishte raportuar se çifti planifikon martesën në vjeshtë.