Studioja filmike amerikane, “Warner Bros” ka konfirmuar vazhdimin e filmit të njohur të viteve të ’90-ta, “Practical Magic”.
“Warner Bros” ka konfirmuar se vazhdimi i filmit origjinal të vitit 1998 do të jetë gati së shpejti duke shtuar se kompania është në bisedime edhe me yjet kryesore të filmit, Sandra Bullock dhe Nicole Kidman, për t’u rikthyer në projekt.
“Practical Magic” i 1998-s, i bazuar në romanin e Alice Hoffman të vitit 1995, me të njëjtin emër, paraqiste motrat shtriga Sally dhe Gillian Owens, rolet përkatëse të të cilave luheshin nga Bullock dhe Kidman, teksa përpiqeshin të thyenin një mallkim, në të cilin çdo burrë që donte ndonjëra prej grave nga familja e tyre, përfundonte i vdekur.
Bullock dhe Kidman pritet të jenë pjesë e vazhdimit të filmit origjinal, së bashku me Denise Di Novi, e cila qe producente e filmit të parë, dhe Akiva Goldsman e cila do të shkruajë skenarin.
Në vitin 2019, ishte përfolur për vazhdimin e “Practical Magic”, në formë të serive televizive, por një projekt i tillë nuk u realizua kurrë.
Pjesë e filmit origjinal të vitit 1998 ishin edhe aktoret, Stockard Channing, Evan Rachel Wood dhe Dianne Wiest.