Showbiz

Kit Harington “nuk mund ta përballojë” puthjen e gruas së tij Rose Leslie me aktorë të tjerë

Kit Harington e ka pranuar se "nuk është e këndshme" kur e sheh performancën e gruas së tij Rose Leslie në role romantike.

Ylli, i cili u martua me ish-kolegen e tij 32 vjeçare në “Game of Thrones”, pasi që çifti u takua në serial, e zbuloi këtë gjatë një interviste me gazetën britanike Daily Mirror.

Derisa çifti u martua vitin e kaluar, Rose u largua nga seriali pas sezonit të katërt për të ndjekur projekte të tjera, ndërsa Kit 32 vjeçar e pranoi se pamjet e gruas së tij duke u puthur me meshkuj të tjerë në ekran "nuk janë të këndshme".

"Shkova ta shikoja një film që Rose e quajti Honeymoon ku ajo e kalon gjysmën e filmit duke u puthur me mikun tim Harry Treadaway. Përafërsisht pas pesë minutave të fillimit më duhej t'i mbyllja sytë sepse nuk mund ta përballoja më", kujton ai. "Po i shikoja ata derisa luanin një çift në një muaj mjalti dhe kjo nuk ishte e këndshme, sepse ajo është një aktore e mrekullueshme dhe unë po e shikoja atë duke menduar se ajo e do me të vërtetë këtë mashkull".

Ylli vazhdoi ta pranonte se situata u bë edhe më e pakëndshme, sepse ai u ul midis atyre të dyve në kinema: "Isha ulur midis Rose dhe Harry dhe ishte e tmerrshme".

Gjatë bisedës, Kit gjithashtu foli për afërsinë e tij në ekran me shoqen e afërt Emilia Clarke, 32 vjeçare, dhe e kujtoi momentin "e çuditshëm" kur ata të dy u puthën për herë të parë në ekran, shkruan KOHA Ditore.

"Emilia dhe unë ishim miq të mirë gjatë një periudhe shtatëvjeçare dhe kur duhej të putheshim e gjitha dukej shumë e çuditshme," reflektoi ai. "Emilia, Rose dhe unë jemi miq të mirë, kështu që edhe pse jeni aktorë dhe është puna juaj, është një element i pazakontë kur të tre jemi duke ngrënë dhe e kemi pasur një skenë të puthjes atë ditë".

Përkundër ndjenjës së pakëndshme, Kit tha se Emilia është e "mrekullueshme" dhe e pranoi se atij i kishte "pëlqyer puna me të".