Ylli i mirënjohur televiziv, Kim Kardashian, ka qenë në emisionin e komedianit të njohur Jimmy Kimmel dhe ka treguar se cilat nga thashethemet për të janë të vërteta.
Ajo ka pranuar se bashkë me motrën Kourtney e kanë shëtitur qenin e fqinjës, këngëtares së famshme Madonna, raporton CNN.
“Madonna ishe fqinja jonë kur ishim shtatë a tetë vjeçe. Shëtisja qenin e saj. Unë e Kourtney shëtisnim qenin e saj pasi ktheheshim nga shkolla në këmbim të stolive të saj”, ka thënë Kim.
Ylli tregoi tutje se Madonna iu ka dhënë një kuti këpucësh të mbushura me stoli të dorës me ngjyra neon, të stilit të viteve të ’80-ta, të cilat në kohën kur Kim e motrat e saj ishin të vogla ishin shumë në modë.
“Të gjithë në shkollë na thoshin ‘O Zot sa të bukura i keni stolitë e dorës’. E ne përgjigjeshim: ‘Faleminderit, na i ka dhuruar Madonna’”, kujtoi Kim.
Kimmel e pyeti nëse i ngroh stolitë para se t’i përdorë, sepse ky thashethem për Kimin ka qarkulluar shumë.
“Shumë e vërtetë. I ngrohi stolitë me tharëse flokësh para se t’i përdor, sepse nuk kam qejf të ndjej ftohtin e akullt që vjen prej tyre”, ka shpjeguar Kim, ndërkohë që pranoi se thashethemi tjetër që i lanë këmbët çdo natë para se të flejë, është i vërtetë.
Ylli konfirmoi se ditëlindjen e saj të 14 e kaloi në fermën e Michael Jacksonit, që quhet Neverland. Pranoi se nuk i pëlqen të ia vendosin kartonin në gotën e kafesë në “Starbucks”, sepse i krijon ndjenjë irrituese i duket “sikur të grithësh tabelën me thonj”.
Ajo gjithashtu tregoi se mund ta ndërrojë vetë gomën e veturës, por bëri të ditur se nuk i ka gjashtë gishta në njërën shputë të këmbës.
Video: Kim Kardashian on Living Next to Madonna, Push-Up Bra with Nipples & Which Online Rumors are True