Showbiz

Kim Kardashian reklamon brendin e saj përmes TikTokut

Ylli i njohur televiziv, Kim Kardashian, përmes një trendi të rrjetit social TikTok ka reklamuar produktet e brendit të saj të grimit.

Ajo ka publikuar disa video ku shihen zyrat e kompanisë që ajo udhëheqë.

Në fillim të videos shihet Kim duke ecur në korridor, muret e të cilit ishin të mbushura më fotografi të revistave që kishin fotografitë e saj.

Pastaj ajo hyri në dhomën e gardërobës dhe grimit në të cilën gjendej një kukull me përmasa të Kimit, më pas shihet edhe një ekran gjigand në të cilin shfaqeshin kampanjat e saj të produkteve të bukurisë.

Në një dhomë tjetër, produktet e brendit të Kimit ishin të pozicionuara nëpër muret e dhomës.
Ajo e përmbylli videon në një dhomë për të cilën tha se e ka bërë disenjatori Rick Owens.

Gjatë së martës Kimi në Instagram ka bërë paralajmërimin e lansimit të brendit të saj “SKKN BY KIM”.

Këtë brend ajo e lansoi në vitin 2022 pasi u diagnostikua me sëmundjen e lëkurës të quajtur psoriaza, e cila shkakton skuqje, kruarje e irritim të lëkurës.

“Pasi u diagnostikova me psoriazë fillova rrugëtimin për gjetje të produkteve të reja për kujdesin e lëkurës. Kjo gjë më inspiroi të kujdesem më shumë për lëkurën time dhe të bëj produkte të reja. Pasi punova me dermatologë e esteticientë të mëdhenj përgjatë viteve, mu dha mundësia të mësoj shumë nga ta dhe ndjeja se duhet ta ndaj këtë që di edhe me të tjerët”, pati thënë Kim kur e lansoi brendin.