Showbiz

Kim Kardashian e zemëruar me videoklipin e Kanye Westit

Videoklipi i ri “Eazy” i Kanye West nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian.

Në videon e publikuar të martën, reperi 44-vjeçar rrëmbeu, lidhi dhe varrosi një version argjilor të të dashurit të Kardashian, Pete Davidson.

"Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje, vetëm që të mund ta mposhtja bythën e Pete Davidson”, thotë West në tekstin e këngës, duke aluduar në yllin 28-vjeçar të Saturday Night Live.

Manjatja 41-vjeçare i SKIMS, Kim Kardashian është "e zemëruar" me videoklipin e West, thotë një burim për PEOPLE.

“Ajo mendon se është shumë e dhunshme dhe është e mërzitur”, vazhdon burimi.

"Ajo është vërtet e mërzitur me Kanyen që e bëri këtë”, ka shtuar burimi.

Më parë, West shprehu mosmiratimin e tij që fëmija i tyre i madh North kishte një TikTok "kundër vullnetit të tij". Një burim ka thënë për People se Kardashian "nuk e kupton se si Kanye mund të mërzitet që North është në TikTok, por ai mund të publikojë këto lloj videosh. Nuk ka kuptim për të."

"Shqetësimi nr. 1 i Kim tani është të sigurohet që fëmijët e saj të mbrohen nga situata, sepse gjithçka luhet në sy të publikut dhe kjo është shumë e vështirë kur ka fëmijë të përfshirë”, ka thënë burimi.

Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt të vitit 2021 dhe një gjykatës e shpalli atë ligjërisht beqare të mërkurën që shkoi. Ajo nisi një lidhje me Davidson në fund të vitit të kaluar, ndërsa vazhdoi të bashkë-prindëronte katër fëmijët e saj me West.