Showbiz

Mësimi që Kevin Hart ua jep fëmijëve të tij: Jo fjalë, por vepra

Kevin Hart

Kevin Hart

Foto: Associated Press

Aktori i njohur Kevin Hart, ka zbuluar mësimet që dëshiron t’ua përcjellë fëmijëve të tij për të arritur sukses në jetë.

Hart, i cili është baba i Heaven 19-vjeçare dhe Hendrix 16-vjeçare nga martesa e tij e parë me Torrei Hart, si dhe i Kenzo 7-vjeçar dhe Kaori 4-vjeçare me bashkëshorten e tij aktuale Eniko Hart, ka ndarë filozofinë e tij mbi punën dhe përkushtimin.

“Unë u them fëmijëve të mi të njëjtën gjë çdo ditë: ‘Ne jemi ajo që vendosim të jemi. Veprat janë ato që flasin, jo fjalët. Mos u bëj thjesht folës, bëhu një veprues’”, ka thënë ai për Extra.
 

Hart është pjesë e dokumentarit të ri “Number One on the Call Sheet: Black Leading Men in Hollywood”, projekt filmik që nxjerr në pah talentin dhe përkushtimin e aktorëve afroamerikan në Hollywood.

Duke folur për rëndësinë e ndarjes së përvojës dhe mësimeve të suksesit, ai ka theksuar se njerëzit duhet të tregojnë historitë e tyre në mënyrë që të frymëzojnë të tjerët.

“Sa më shumë që njerëzit flasin për historinë e tyre, aq më shumë të tjerët mund të marrin inspirim dhe ta zbatojnë atë në jetën e tyre”, ka thënë 45-vjeçari.

Sipas tij, edukimi i vërtetë për suksesin fillon atëherë kur përpiqesh të qëndrosh në krye.

“Të jesh i pari do të thotë të mos duash ditë të këqija, ashtu siç nuk i do askush tjetër. Atëherë, si mund ta ndihmoj ekipin që të ketë ditë të mira? Nëse kjo kërkon të jem gjithmonë pozitiv, të bëj prova paraprake, të organizoj takime me kastin dhe producentët, apo të krijoj mundësi që nuk ekzistonin më parë, atëherë këto janë veprimet që duhet të bëj për të ndihmuar të tjerët”, ka thënë ndër të tjera aktori.