Këngëtarja e mirënjohur, Kesha ka larguar gjigantin e repit P.Diddy nga teksti i këngës së saj pasi Diddy është akuzuar nga këngëtarja Cassie për abuzim e trafikim seksual.
Kesha përderisa po këndonte këngën e saj të famshme në “Hollywood Palladium” të Los Angelesit është vërejtur se ka larguar frazën “P.Diddy” nga fjalia “Wake up in the morning feelin’ like P.Diddy” në teksti i saj. Ajo e ka zëvendësuar me “Wake up in the morning feelin just like me” shkruhet në raportimin e USA Today, i cili bazohet në videot e perfomancës së Keshës.
— v (@ViralThingz) November 19, 2023
Ndryshimi i tekstit vjen disa ditë pasi Diddy u padit nga ish e dashura e tij, Casandra Ventura, e njohur profesionalisht me emrin, Cassie.
“Pas vitesh në heshtje dhe errësirë, më në fund jam gati të tregoj historinë time, dhe të flas në emër të vetes dhe në dobi të grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhëniet e tyre. Kjo ishte një mundësi për të folur për traumën që kam përjetuar dhe që do ta marr veten deri në fund të jetës sime”, ka thënë Cassie në një deklaratë.
Akuzat janë mohuar fuqishëm nga Diddy.
Një ditë pas padisë Cassie e Diddy kanë thënë se dëshirojnë ta zgjidhin çështjen në mënyrë shoqërore.
“Kam vendosur ta zgjidh këtë çështje miqësisht në mënyrë që të kem njëfarë niveli të kontrollit. Dua të falënderoj familjen time, fansat dhe avokatët për mbështetjen e tyre të palëkundur”, ka thënë Cassie.
“Ne kemi vendosur ta zgjidhim këtë çështje miqësisht. I uroj Cassiet dhe familjes së saj gjithë të mirat. Dashuri”, ka thënë Diddy në një deklaratë të veçantë.