Showbiz

Kesha dhe Dr. Luke arritën marrëveshje larg gjykatës

Këngëtarja Kesha dhe producenti Dr. Luke kanë arritur marrëveshje pas gati një dekadë padi dhe kundërpadi ndaj njëri-tjetrit, lidhur me akuzën e saj se ai e kishte droguar dhe përdhunuar dhe pretendimin e tij se ajo e ka shpikur gjithë këtë histori.

Lajmin e kanë konfirmuar të dy artistët përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Vetëm Zoti e di se çfarë ndodhi atë natë. Nuk më kujtohet gjithçka që ndodhi”, shkroi Kesha, duke shtuar se ajo nuk dëshiron asgjë përveç paqes për të gjitha palët e përfshira.

Në anën tjetër, Dr. Luke tha se i uronte asaj gjithë të mirat dhe se tani dëshiron ta lërë prapa gjithë këtë situatë të vështirë, pas disa vjetësh lufte për të pastruar emrin e tij.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, pasi që të dy kanë rënë dakord për zgjedhjen e çështjes në formë private.

Por, kjo marrëveshje e shmang një gjyq që ishte planifikuar për këtë verë mbi akuzat që u bënë shkak për lëvizjen #MeToo dhe mbështetësit e Keshas, ku përfshiheshin edhe disa yje të njohur të industrisë muzikore. Lady Gaga, Kelly Clarkson, Katy Perry, Pink, Avril Lavigne, Adam Levine dhe Taio Cruz, janë në mesin e atyre që kanë dhënë dëshmi apo deklarata të betuara në lidhje me rastin. Në të njëjtën kohë, ky rast ngriti pyetje të rëndësishme ligjore për famën dhe shpifjen.

Përplasja gjyqësore mes këngëtares së suksesshme dhe producentit të nominuar për “Grammy” ka filluar në vitin 2014 dhe ka ndikuar dukshëm në karrierën e të dyve.

Ylli i hitit “Tik Tok” në muajin maj e ka publikuar albumin e ri, “Gag Order”, i cili përfshinë gjithsej 11 këngë të reja si: “Eat the Acid”, “The Drama”, “Living In My Head”, “Happy”, “Only Love Can Save Us Now” dhe të tjerë.

Përgatiti: Edona Binaku