Showbiz

Këngëtari korean lë bendin pas akuzave për krim seksual

Taeil

Taeil

Këngëtari nga Koreja e Jugut, Taeil, ka lënë bendin e K-pop, NCT, pas akuzave për krime seksual.

Labeli i tij, SM Entertainment, të mërkurën ka lëshuar një deklaratë në rrjetin social “X”, ku shkruhet se këngëtari po lë bendin pasi mësoi se është i akuzuar për krim seksual, shkruan BBC.

Labeli nuk e ka specifikuar se për çfarë krimi seksual bëhet fjalë por ka cekur se “e kupton seriozitetin e situatës” dhe kanë vendosur se Taeil, emri i vërtetë i të cilit është Moon Tae-il, nuk mund të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.

Taeil nuk ka komentuar për pretendimet.

SM Entertainment ka shtuar se ai është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritet.

“Do të japim të tjera detaje ndërkohë që investigimi vazhdon”, thuhet ne deklaratën e shkruar në gjuhën koreane, përkthyer nga AP.

Taeil ishte pjesë ë grupit NCT, apo Neo Culture Technology, që nga viti 2016.

Grupi ka dhjetëra anëtarë dhe është i ndarë në disa nën njësi, përfshirë NCT 127, NCT Dream dhe NCT Wish. Taeil ishte aktiv në NCT 127.

Muzika koreane, që njihet si K-pop, është një lloj shkrirjeje e zhanreve, pop, R&B dhe hip-hop.
Kjo muzikë është bërë fenomen botëror, veçanërisht pas suksesit të bendit BTS në vitin 2010.