Showbiz

Këngët patriotike me më së shumti shikime në “Youtube”

Festat nuk kalohen pa muzikë. Për festat kombëtare zakonisht dëgjohen këngët patriotike. Kur mendojmë për këto këngë, zakonisht mendojmë për Ilir Shaqirin dhe Shkurte Fejzën.

Në bazë të matjeve përmes “Youtube-t” kjo është renditja e këngëve më të dëgjuara patriotike.

Kënga kushtuar Adem Jasharit, kënduar nga Shkurte Fejza “Mora fjalë” është më e dëgjuara. Ajo aktualisht ka mbi 20 milionë klime në “Youtube”, madje nuk ka as videoklip, është versioni ku dëgjohet fraza e famshme “Radio Dodona”.

Image
Shkurte Fejza

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=JtuuBmObv5Y

Këngëtarja Fejza e postuar për herë të dytë në kanalin e saj versionin me videoklip, i realizuar nga televizioni KOHAVISIONI, kjo ka arritur 1.8 milionë shikime.

“Xhamadani vija-vija” e Shemit dhe Ilirëve e publikuar para tetë viteve zyrtarisht nga kompania “Zico”, ka marrë 7.7 milionë klikime, kurse versioni pa videoklip i publikuar jo-zyrtarisht një vit më vonë, ka arritur t’i marrë 18 milionë shikime.

E treta më e dëgjuara është bashkëpunimi në mes këngëtarëve Nikollë Nikprela, Kastriot Tusha, Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja dhe Ilir Shaqiri, me titullin “Një flamur të pandarë” e shikuar 8.5 milionë herë.

Kënga për Çamërinë e publikuar në “Youtube” dhjetë vjet më parë, që këndohet nga Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi është shikuar 5.3 milionë herë.

Arif Vladi me “Jam Kosova e Shqiptarië” është shikuar 4.7 milionë herë.

Kënga me e dëgjuar autorit të 362 këngëve patriotike, Ilir Shaqirit, “Pavarësia”, ka marrë mbi 4 milionë shikime. Kjo këngë është publikuar në vitin 2012.

Image

Ani pse nëpër botë mendohet që jetojnë diku rreth 7 milionë shqiptarë, kënga “moderne” patriotike dedikuar flamurit, e titulluar “Kuq e zi” nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, e publikuar në vitin 2015, mban rekord prej 60 milionë shikimeve.