Vetëm pak ditë para lansimit të albumit të radhës, “Mr. Morale & The Big Steppers”, reperi i njohur amerikan Kendrick Lamar i befasoi fansat me publikimin e një kënge të re, raportoi të hënën portali “Billboard”.
Me titull “The Heart Par 5”, kënga vjen e shoqëruar me një videoklip të thjeshtë por mjaft interesant të punuar nga reperi dhe Dave Free. E veçanta e klipit është se në të, fytyra e Lamarit shndërrohet në disa personalitete të famshme, si O.J. Simpson, Kanye West, Jussie Smollett, Kobe Bryant, Will Smith dhe Nipsey Hussle. Ende nuk dihet se pse reperi i ka përzgjedhur pikërisht këta yje për t’i përfshirë në klip, por duke qenë se disa prej tyre janë të personalitete kontroverse, fansat kanë filluar të spekulojnë se prapa veprimit të Lamarit fshihet ndonjë mesazh i fshehtë.
“Mr Morale & The Big Steppers” lansohet më 13 maj dhe vjen pas albumit të shpërblyer të vitit 2017, “DAMN”, i cili nga kritikët u përshkrua si një vështrim i fuqishëm brenda mendjes së trazuar të një gjeniu.
Ylli i njohur i muzikës do të jetë ndër performuesit kryesor në festivalin, “Glastonbury”, krahas këngëtarëve Paul McCartney dhe Billie Eilish. Po ashtu, gjatë verës Lamar do ta mbajë një koncerti Milano të Italisë, që njëkohësisht e shënon performancën e parë të reperit pas interpretimit në ngjarjen e sivjetme “Super Bowl Halftime Show”, krahas yjeve të muzikës hip-hop: Dr Dre, Mary J Blige, Snoop Dogg dhe 50 Cent.