Supermodelja, Kendall Jenner, ka thënë se është shumë selektive kur bëhet fjalë se me kë vendos të shoqërohet.
“Nuk lejoj shumë njerëz të hyjnë në jetën time, sidomos tani. Por gjithnjë kam qenë kështu që kur kam qenë e vogël, kjo gjë ka qenë pjesë e natyrës time”, ka thënë ajo në podcasin “Anything Goes” me Emma Chamberlain.
Ajo ka shtuar se mendon që kjo gjë ka të bëjë me energjinë.
Modelja ka folur edhe rreth stresit dhe ankthit me të cilat ka pasur probleme më parë.
“Për shumë kohë kam menduar se ajo që më ka ndihmuar është meditimi, gjë që përnjëmend ndihmon. Ndonjëherë mendoj se duhet të dimë se çfarë po na e shkakton ankthin, kur e dimë çfarë na e shkakton atë, mandej e dimë se ndaj cilave gjëra duhet të vëmë kufi”, ka shpjeguar ylli.
28 vjeçja ka folur edhe për vështirësitë në karrierë pasi vendosi të hapte biznesin me brendin e saj të pijes alkoolike tequilla në vitin 2021.
“Me modelim, isha pjesë e vizionit të dikujt tjetër. Isha karakteri i tyre dhe kushdo që me kontraktonte vendoste se çfarë duhet të bëja. Puna e të qenit sipërmarrëse dhe pronare e biznesit më pëlqeu shumë dhe m'u duk sikur po filloja ta njihja veten përsëri”, pati thënë ajo për revistën Forbes.