Showbiz

Katy Perry sqaron se çka ndodhi me syrin e saj gjatë një koncerti

Katy Perry sqaron se sytë e saj janë në gjendje të mirë, pasi u bënë fokusi i një momenti i cili u bë viral.

Këngëtarja e hitit "Roar", 38 vjeç, ishte duke performuar në Play Las Vegas të dielën në mbrëmje, kur syri i saj filloi të dridhej dukshëm, raportoi revista “People”.

Në kohën kur këngëtarja po performonte me fustanin e saj të bërë nga kanaçe, syri i saj i majtë filloi të mbyllej vetë, duke e shtyrë këngëtaren të përpiqej ta rregullonte, ndërsa syri i saj i djathtë vazhdonte të pulsonte.

Në një video të momentit, e cila është kapur nga një faqe e fansave të Perry-t, këngëtarja shihet teksa arrin ta ruajë qetësinë teksa u thotë fansave në koncert: “Bëni edhe më shumë zhurmë për grupin tim”.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Perry ka qeshur me përvojën e hidhur ndërsa përdori momentin për të promovuar më shumë shfaqje të ardhshme Play në Resorts World Theater në vitin 2023.

Në TikTok, Perry ndau klipin viral, duke aluduar në një mashtrim.

"Mirëpres të gjithë që të vijnë të shohin mashtrimin tim me sytë e kukullës IRL në Vegas vitin e ardhshëm!”, ka shkruar ajo më pas në Instagram.