Showbiz

Katy Perry flet për ndarjen që pati me Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Foto: Associated Press

Këngëtarja Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom u ndan shkurtimisht në vitin 2017. Perry ka rikujtuar atë kohë.

Çifti u takua për herë të parë në një festë pas ceremonisë “Golden Globes” në vitin 2016, por u nda një vit më pas, pasi aktori i "Pirates of the Caribbean" po merrte pjesë në një pushim njëjavor të quajtur "Procesi Hoffman", gjë që e çoi çiftin në kërkim të gjërave të ndryshme.

"Ne nuk ishim mirë që nga dita e parë. Kjo sepse ai kishte pasur një kohë të gjatë beqarie dhe kishte vendosur synime të tjera. Unë isha e sapodalë nga një lidhje dhe mendoja se nuk mund ta bëja më këtë. Më duhet të notoja në një pellg tjetër, por më është dashur të bëj shumë punë reale”, i ka thënë Katy Perry Alex Cooper-it, në podkastin "Call Her Daddy".

Orlando dhe Katy më pas kaluan një "vit vërtet të vështirë" të ndarë, përpara se këngëtarja e "Woman's World" të vendoste të tërhiqej po ashtu dhe kjo ndryshoi plotësisht jetën e saj.

Kur çifti, të cilët kanë së bashku vajzën katërvjeçare Daisy, u ribashkuan, Katy, 39-vjeçare, ia tregoi “më të keqen” e saj aktorit 47-vjeçar dhe mbështetja e tij e palëkundur e bëri atë të kuptonte se ai ishte njeriu i duhur për të. 

Dhe tani, Katy dhe Orlando, i cili është gjithashtu baba i 13-vjeçarit Flynn nga martesa e tij me supermodelen Miranda Kerr, punojnë së bashku për të mbajtur marrëdhënien e tyre të fortë, duke përfshirë terapinë si çift.