Modelja Kate Cassidy ka treguar se kur ishte 10 vjeç e kishte parashikuar se do të kishte lidhje romantike me yllin e grupit “One Direction”, Liam Payne.
Modelja përmes një postimi në “TikTok” ka treguar se e ka “dashur” yllin që kur ishte vetëm fëmijë.
“Jam një ‘parashikuese’ shumë e mirë, do të ju tregoj pse. E kam vizatuar këtë kur kam qenë 10 vjeç”.
Ajo ka treguar se kishte vizatuar një djalë me flokë kafe që kishte veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse ku shkruhej “Liam”.
Kate pastaj e çoi kamerën në dhomën e saj të fëmijërisë pikërisht aty ku e kishte bërë vizatimin dhe ylli Liam shihej i shtrirë në shtratin e saj teksa po bënin shaka
“Kujdes se çfarë dëshiron”, ka thënë modelja duke qeshur bashkë me Liamin.
Ish-ylli i grupit muzikor “One Direction” është në lidhej romantike me modelen qe një vit.