Showbiz

Kanye West sërish me akuza të rënda ndaj ish-gruas Kim Kardashian

Foto: AP/Associated Press

Kanye West nuk po i kursen akuzat publike ndaj ish-bashkëshorte, Kim Kradashian. Edhe një herë ai e ka sulmuar atë online në vazhdimësi të zënkës së dyshes rreth prezencës së vajzës së tyre North në rrjetin social TikTok.

Reperi 44-vjeçar i cili tashmë njihet si Ye, të dielën i postoi disa mesazhe në Instagram ku ndau biseda me një kushëri të paidentifikuar të familjes Kardashian, i cili i kishte shfaqur përkrahje rreth pakënaqësisë së tij për përfshirjen e 8-vjeçares, North, në TikTok pa pëlqimin e të atit.

“Ky është një shembull i kushëririt të Kimit që pajtohet me mua rreth përfshirjes së vajzës sime në TokTok, i cili më pas m’i kërkoi një palë atlete ‘Yeezy’”.

Moguli i modës vazhdoi tutje duke deklaruar se ish-gruaja e kishte akuzuar atë për angazhimin e personave profesionist për ta vrarë atë, duke mos zbuluar me shumë hollësi rreth këtyre spekulimeve.

“Mbrëmë, Kim më akuzoi që kam angazhuar njerëz për ta vrarë. Pra, më leni ta kuptojë këtë situatë më mirë, unë bëra lutje për ta ndjekur ditëlindjen e vajzës sime dhe më pas u akuzova se kam qenë i droguar, pastaj shkova të luaja me djalin tim me ç’rast i mora nga shtëpia romanet e mia grafike, dhe më pas u akuzova për vjedhje, ndërsa tani po akuzohem se kam angazhuar njerëz për ta vrarë atë”, shkroi Ye në mesazhin tjetër.

Reperi i famshëm po ashtu e postoi një mesazh të tretë përmes së cilit bëri të ditur se drejtori kreativ i kompanisë “Apple Music”, Larry Jackson, i është përgjigjur kërkesës së tij për numrin e ri të telefonit të Kimit.

“Faleminderit Larry Jackson që ma dhe numrin e ri të Kim Kardashianit”, shkroi West.

Zëdhënësit e Kim Kardashianit nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtyre mesazheve akuzuese. Kanye është kujdesur t’i fshijë postimet nga llogaria e tij në Instagram, pa dhënë më shumë hollësi rreth këtij veprimi.

Ye dhe Kim u martuan në maj të vitit 2014, pas dy vjetësh lidhje. Ylli televiziv, Kardashian bëri kërkesë për shkurorëzim nga reperi në shkurt të vitit të kaluar, si dhe bëri kërkesë për kujdestari të përbashkët të katër fëmijëve të çiftit, North, Saint, Chicago dhe Psalm.