Showbiz

Kanye West padited për sulm seksual

Kanye West

Kanye West

Reperi i mirënjohur, Kanye West, është paditur për sulm seksual nga ish asistentja e tij, Lauren Pisciotta, e cila pretendon se ai i dërgoi video dhe mesazhe me përmbajtje eksplicite.

35 vjeçja Pisciotta, në padi e akuzon 46 vjeçin West se vazhdimisht i ka dërguar mesazhe me përmbajtje vulgare, raporton TMZ.

Lauren Pisciotta, e cila paditi Kanye Westin

Ajo ka thënë se me Westin ka punuar që nga viti 2021 e deri më 2022, kur ai e largoi nga puna duke i ofruar 3 milionë dollarë.

Në padinë e saj, Pisciotta e akuzon Westin për ngacmim seksual, përfundim të kontratës në mënyrë jo të mirë si dhe shkelje të kontratës.

Koha kur ajo përfundoi punën tek West ishte tetori i vitit 2022, kur ai po përjetonte ulje të reputacionit, karrierës e të ardhurave për shkak të komenteve antisemitiste nëpër shumë platforma mediale.