Showbiz

Kanye dhe përfaqësuesit ligjorë të Summerit arrijnë marrëveshjen për të drejtat autoriale

Kanye West

Kanye West

Artisti kontrovers, Kanye West, ka arritur marrëveshje me përfaqësuesit e këngëtares Donna Summer, për të drejtat autoriale.

Në muajin shkurt, bashkëshorti i Summerit, Bruce Sudano e pati paditur reperin, i cili ndryshe njihet si Ye, me pretendimin se në albumin “Vulture 1” ka përdorur copëza nga kënga që Summer e kishte lansuar më 1977 “I Feel Love”.

Të enjten të dyja palët konfirmuan që kanë arritur marrëveshje dhe se secili do të paguajnë pjesën e vet të faturimit ligjor, shkruan BBC.

Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Summersit, Larry Stein i ka thënë mediumit Billboard se ka pajtim për mospërdorim të këngës.

Kushtet e tjera të kësaj marrëveshjeje nuk janë bërë publike.

Përfaqësuesit e Summerit patën deklaruar se West i ka përdorur pjesët e këngës, ani pse kërkesa e tij e parë për t’i përdorur ishte refuzuar.

Padia, që u bë kundër 46-vjeçarit si dhe bashkëpunëtorit të tij të albumit, artistit Ty Dolla $ign, kërkonte dëmshpërblim dhe bllokim të distribuimit të mëtutjeshëm të këngës.

Kënga u largua nga platforma transmetuese menjëherë pasi u bë ankesa në muajin shkurt dhe do të mbetet jashtë dispozicionit për transmetim në çdo platformë zyrtare.

Summer e cila vdiq nga kanceri i mushkërive në vitin 2012, njihej për shumë hite, duke përfshirë “Love to Love You Baby” dhe “Hot Stuff”.

Lexo edhe: