Pas shumë spekulimeve se çifti ka probleme martesore, këngëtari i mirënjohur Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, modelja Hailey Bieber, raportohet se janë më të lumtur se asnjëherë më parë.
“Nuk ka divorc dhe nuk ka asnjë të vërtetë në ato spekulime. Ata janë shumë, shumë të lumtur”, ka thënë një burim për revistën People.
Hailey pati bërë një postim në rrjetin social Intagram duke thënë se këto spekulime, që po bëhen në rrjetin social TikTok, nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën e lidhjes që ajo ka me Justinin.
Në një tjetër postim ajo i pati uruar ditëlindjen e 30-të bashkëshortit.
Gjithashtu para këtyre postimeve Hailey pati thënë se është e vështirë të jetohet në syrin publik.
“Mendoj se çdo lidhje mund të dështojë, çoftë në Hollywood apo jo. Është absolutisht më e vështirë të jesh në syrin publik, por mendoj se neve na bashkon besimi. Nuk po them se është e lehtë e nuk duhet të jesh i përkushtuar. Ne bëjmë terapi, në bëjmë çka duhet të bëjmë, në mënyrë që të funksionojmë bashkë”, pati thënë modelja për revistën Elle, duke shtuar se ndonjëherë ka edhe zënka me Justinin dhe se pavarësisht të gjithave ajo mendon se do të jetë me të përgjithmonë.
Thuhet se Justin dhe Hailey u njoftuan në vitin 2009 kur Justin u shfaq në programin “Today Show”. Pastaj filluan spekulimet se janë në lidhje, të cilat i mohuan vazhdimisht.
Çifti u martua në shtator të vitit 2018.