Showbiz

Justin Bieber në gjendje jo të mirë në rrugët e Nju Jorkut, ngrihen shqetësime për shëndetin e martesën e tij

Ylli i muzikës, Justin Bieber

Ylli i muzikës, Justin Bieber, ka ngritur shqetësime te fansat e tij për pamjen e tij, teksa për të tretën herë brenda javës dukej i lodhur nëpër rrugët e Nju Jorkut.

Gjendja e tij ka nxitur thashetheme për probleme në martesën e tij gjashtëvjeçare me Hailey Bieber. 

Sipas burimeve të “Daily Mailit”, Bieber po lufton me izolimin dhe ankthin nga turmat e mëdha, duke preferuar të qëndrojë në shtëpi ndërsa Hailey është më e angazhuar me punën.

“Justini ka qenë duke luftuar për dy vitet e fundit dhe një pjesë e rëndësishme e kësaj është për shkak të shqetësimit të tij për të qenë në situata të caktuara publike. Atij i është krijuar një frikë e thellë për të qenë jashtë në hapësira me shumë njerëz. Kjo është një nga arsyet pse ai nuk ka bërë asnjë turne për tash e një kohë”, ka thënë burimi. 

Edhe miqtë e Haileyt kanë shprehur shqetësim për “sjelljen e papranueshme” të Justinit, me disa që thuhet se i kanë kërkuar asaj që të largohet nga muzikanti. 

“Hailey është duke luftuar me Justinin pothuajse që nga fillimi i martesës. Ajo e do atë çmendurisht, por sjellja e tij ndonjëherë është e papranueshme. Ajo ka duruar shumë”, ka shtuar burimi.