Justin Bieber ka kaluar një vit “transformues” dhe tani është i fokusuar tek e ardhmja, ka thënë një përfaqësues i këngëtarit.
Ylli i “Baby” është goditur nga titujt kryesorë në media javët e fundit, pasi u fotografua në gjendje jo shumë të mirë dhe madje u përfol se nuk e ndjek gruan e tij Hailey Bieber në Instagram - për të cilën më vonë fajësoi një haker.
Por një zëdhënës i Bieberit është i bindur se ai po ecën mirë dhe është i zënë me prindërim, duke u kujdesur për djalin e tij Jack, duke bërë muzikë të re dhe duke pritur ditëlindjen e tij më 31 mars.
Një përfaqësues i Biber ka thënë për TMZ se viti i kaluar ka qenë shumë transformues për të pasi ai u dha fund disa miqësive të ngushta dhe marrëdhënieve të biznesit që nuk i shërbenin më.
Justin dhe Hailey u martuan në vitin 2018 dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Jack, vitin e kaluar.
Përfaqësuesi ka hedhur poshtë rportimet, sipas tij, të rreme për shëndetin dhe mirëqenien e këngëtarit.
“Është rraskapitëse dhe e dhimbshme, dhe tregon se pavarësisht të vërtetës së dukshme, njerëzit janë të përkushtuar të mbajnë gjallë narrativat negative dhe të dëmshme”, ka thënë përfaqësuesi.