Showbiz

Julia Stiles falënderuese për famën, thotë se nganjëherë bëhet e frikshme

Julia Stiles

Julia Stiles

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Julia Stiles, e njohur për rolet në filmat si “10 Things I Hate About You” dhe “Wicked”, është shprehur mirënjohëse për famën që ka, por thotë se kjo gjë mund të jetë ndonjëherë “frikësuese”.

Julia Stiles dhe Heath Ledger në "10 Things I Hate About You"

43-vjeçarja, e cila ka famë ndërkombëtare, ka theksuar se fama i ka ofruar shumë mundësi dhe se ajo mundohet të fokusohet tek aspektet pozitive të saja.

“Tani, përpiqem ta shoh si diçka për të cilën jam mirënjohëse, sepse më ofron shumë mundësi. Një nga arsyet pse kam mundur të drejtoj filmin tim të parë është sepse njerëzit më njohin si aktore nga filmat. Mund të jetë pak frikësuese, mos më keqkuptoni, por përpiqem të fokusohem në aspektet pozitive”, ka thënë ajo në një intervistë për US Weekly.

Stiles ka bërë debutimin e saj si regjisore në filmin “Wish You Were Here”, i cili do të lansohet në fillim të vitit 2025. 

Ajo ka theksuar se drejtimi i një filmi ka qenë gjithmonë “ëndërr” e saj, dhe shumë aspekte të këtij procesi i erdhën natyrshëm pasi ka kaluar kaq shumë kohë në sete filmash.

“Ka qenë një ëndërr e gjatë për mua që të drejtoja një film. Më mori rreth pesë vjet që nga leximi i librit deri në fillimin e produksionit, dhe ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. E kam dashuruar çdo minutë të kësaj eksperiencë”, ka shpjeguar aktorja.

Ajo ka shtuar se kur ishte duke xhiruar, shpesh ka thënë me vete: “Oh po, e di si ta bëj këtë sepse kam qenë në shumë sete filmash”.

Filmi “Wish You Were Here” flet rreth një historie dashurie, dhe Stiles beson se, ani pse mori pesë vjet që të realizohej, ky film është më i rëndësishëm tani se kurrë, pasi është shumë shpresëdhënës për lidhjet dhe dashurinë.

“Ne kemi nevojë për një film të tillë më shumë se kurrë, sepse është shumë shpresëdhënës për lidhjet, si dhe për të rënë në dashuri”, ka thënë ndër të tjera ajo.